Lajme

Gjermani: Gjenden edhe dy trupa të pajetë pranë hotelit bavarez ku mistershëm u vranë me shigjeta tre persona

Policia gjermane, ka gjetur edhe dy trupa të pajetë në një banesë 650 km larg hotelit bavarez ku një ditë më parë u gjetën të vrarë nga shigjeta harku, tre persona.

Trupat e pajetë u takojnë gjinisë femërore, ndërsa u hasën kur autoritetet gjermane po hetonin vdekjen e një burri dhe dy grave të cilat mistershëm u gjetën dje të vrara nga goditjet e shigjetave.

Banesa në Wittingen ishte zënë nga një grua 30 vjeçare, e cila ishte një nga viktimat e gjetur në dhomën e hotelit.
Dy të tjerët në dhomën e hotelit ishin një burrë dhe një grua që u gjetën në shtrat, dorë më dorë, të shtangur me disa shigjeta.

Nuk kishte asnjë shenjë të një përleshje mes tyre, e as të një pjesëmarrësi tjetër, tha policia.

Të pesë viktimat ishin banorë të Gjermanisë.

Related Posts