TOP-LAJM

HARUN ALIU-Komandant Kushtrimi

HARUN ALIU-Komandant Kushtrimi

BIOGRAFIA E HARUN ALIUT (Komandant Kushtrimi)

Harun Aliu u lind më 20 maj të vitit 1971 në Hasanbeg të Shkupit. Femijerine e tij ai e kaloi ne vendlindje ku dhe e kreu Shkollën fillore.
Ne fund te viteve te tetedhjeta rrespektivisht me 1986 arsimimi i mesem ne gjuhen shqipe ne Maqedoni u ngushtua ku pushteti Jugosllav e hoqi perdorimin e gjuhes shqipe ne te gjitha shkollat e mesme dhe ne vend te saj formoi te ashtuquajturat paralele te perziera, ku ekskluzivisht mesimi zhvillohej ne gjuhen Maqedonase.
Duke u nisur nga ky realitet Harun Aliu nuk pranoi te vazhdoje shkollimin e tij ne gjuhen maqedonase, prandaj ai vendosi te merr rrugen e shkollimit te mesem larg vendlindjes, edhe ate ne Damask te Sirise.


Me themelimin e Univerzitetit te Tetoves me 1994, ai do te jete student i gjenerates se pare i ketij intitucioni te larte arsimor ne gjuhen shqipe, ne kuader te Fakultetit Filozofik, dega e Historise.
Lëvizja studentore e asaj gjenerate, pjese e se ciles ishte vet Harun Aliu, shpeshhere ate e gjeti ne krye te protestave, mirepo as ky aktivitet atij nuk ia shuajti etjen per liri. Ai gjithmone ishte ne kerkim te alternetives se vertete, te cilen e gjeti me ne fund ne programin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, ne krye te se ciles qendronte komandanti legjendar Adem Jashari. Me perfshirjen e Harun Aliut-Kushtrimit ne kete organizim me 1995-96, zona e dyte operative e Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne teritorin shqiptar ne Maqedoni lulezoi.
Kushtrimi ishte operativisti kryesor ne kete ane edhe ate, jo vetem me krijimin e celulave te UCK-se dhe me furnizimin e tyre, por edhe me aksione konkrete si në: Kumanovë, Kërçovë, Prilep, Shkup e Tetovë, te cilat janë marrë përsipër me komunikatat e UÇK-se.
Me 1998, nga ana e shërbimeve të shtetit Maqedonas zbulohet aktiviteti ushtarak i Kushtrimit me shoket e tij, me crast ,burgosen disa nga bashkëveprimtarët e tij, dhe bie dëshmorë Beqir Limani, nga Kërçova, kurse Kushtrimi arratiset ne Shqiperi per te vazhduar misionin e tij human dhe clirimtar deri në përfundim të luftës së Kosovës. Ai ne Shqiperi u morr me furnizimin e UCK-se, si dhe me rekrutimin e te rinjve ne UCK, te cilet vinin nga Maqedonia.
Tirane 1999 “ua bëftë Zoti mbar trima, un jam Kushtrimi nga Shkupi sonte po rrini në Tiranë, nesër në mëngjes herët do nisemi”, foli shkurt Kushtrimi, atë natë të rehatuar të jetës sime. Nata UÇK.


Prishtinë, 2000. Para fakultetit juridik “Si je shoku ….lufta për ne s’ka mbaruar, ne me UÇK e nisëm, me UÇK ta vazhdojmë”, përsëri foli shkurt Komandanti.
Nga beteja në betejë, ku kërkonte atdheu aty ishte komandant Kushtimi” evokonjne kujtime me admirim e dhembje shoket e idealit dhe bashkveprimtaret e tij.
Kushtrimi ishte njeri nder themeluesit kryesor te Ushtrise Clirimtare Kombetare dhe anëtarë i shtabit të përgjithshëm, si dhe pjesëmarrës gati në të gjitha vendluftimet e UÇК-së, duke filluar nga Tanusha, Kalaja e Tetovës, për të vazhduar më tej në luftimet e rrethinës së Likovës gjer tek beteja e Haraçinës.


Kushtrimi ishte i urte, i sjellshem, i embel gjate bisedes, mirepo ai dinte te jete edhe rigoroz kur vinte ne shprehje procesi kombetar. Gjate periudhes se luftes gjashtemujore ne Maqedoni, ai pati dy here perplasje me liderin e atehershem politik te UCK-se, Ali Ahmetin, nje here ne Prizren me rastin e terheqjes se UCK-se nga kalaja e Tetoves, kur qarkullonin zera per perfundimin e rrezistences se armatosur, dhe se dyti, me betejen e Haracines ku Kushtrimi nuk ishte i pajtimit per terheqjen e UCK-se sepse ai synonte hyrjen e UCK-se ne Shkup. Pasi mori garanca te medha nga disa eprore te larte se kjo nuk eshte tjeter pos nje armepushim dhe se ne jemi me ty nese e kerkon nevoja, ai u pajtua te terhiqet nga Haracina.
Per te qene e qendrueshme Marreveshja tekniko-ushtarake e arritur mes UCK-se dhe NATO-s, duhej qe perfaqesuesit e NATO-s te jene ne vendngjarje, ne Haracine, dhe Kushtrimi kete e beri me se miri. Priti delegacionin e NATO-s te kryesuar nga Piter Fejt, se bashku me eproret e tjere te UCK-se qe ndodheshin aty me te.
Menjehere pas arritjes se marreveshjes se Ohrit, marreveshje kjo qe i dha fund luftes se armatosur, më 5 shtator të vitit 2001 Kushtrimi burgoset nga policia ndërkombëtare e Unmikut ne Kosovë, me c’rast denohet me 4 vjet burg, ku dhe vuajti 3 vjet e 6 muaj here pas here ne burgun e Prishtines, kurse pjesen me te madhe ne burgun famekeq te Dubraves. Dita kur është liruar Kushtrimi prej burgut të Dubravës, ka qenë edhe dita e parë kur ai shkeli pragun e shtëpisë së tij pas vitit 1998.


I shqetësuar për mos implementimin edhe të asaj marrëveshje që u arrit dhe i vetëdijshëm për mos marrëveshjet që do te lindnin, Kushtrimi së bashku me shokët e Idealit të pa kënaqur me avancimin e çështjes Shqiptare ne vitin 2006, vendosi të formonte subjektin politik që e quajti ashtu siç e kërkonte koha, Alternativa Kombëtare.
Paraqitja e Kushtrimit ne skenen politike si duket ishte nje shqetesim per qeverine maqedonase, madje vet prania e tij ne Maqedoni ishte irrituese per ta, sepse ata si duket e njohen komandantin me shume sesa bashkekombasit e vet, prandaj edhe u vune ne kerkim te ndonje arsye per ta larguar prap nga vendi i vet per te cilin kishte luftuar vite me radhe.
Me 2008, emri i tij do te përfshihet në vrasjen e nje polici të njesise speciale ‘tigrat’, nje montim i radhes per ta debuar ate nga vendlindja. Për këte montim te paskrrupullt politik, nga ana e gjykates themelore te Shkupit, Kushtrimit iu shqiptua ne mungese denimi Kapital, burg i perjetshem. Mirepo ai prap nuk dinte te lodhej, sepse motoja e tij ishte “o vdekje o liri “. Kesaj rradhe Kushtrimi kishte vendosur qe ta prish armepushimin e gjate. Ai kurre nuk hoqi dore nga shkronjat e arta te UCK-se. Mbeshtetja qe e mori nga shume ish eprore te UCK-se ate e entuziazmoi edhe me shume, mirepo per fat te keq kjo mbeshtetje rezultoi se ishte vetem nje premtim bosh.


Veprimtaria e lavdishme atdhetare e ketij vigani te pamposhtur përfundoj më 12 maj të vitit 2010 ku në afërsi të fshatit Radushë te Shkupit, së bashku me trimat: Shaban Zenuni, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahu, ra ne nje prite mire te organizuar nga ana e forcave te armatosura Maqedonase.
U shua simboli i rrezistences kombetare i kesaj ane te shqiptarise,
U shua shembulli i dinjitetit kombetar shqiptar
U shua ankthi i qarqeve pansllaviste anti-shqiptare.

Lavdi Komandant Kushtrimit.
I perjetshem qofte kujtimi per te.

Related Posts