Teknologji

Kallashnikov nis prodhimin e veturave elektrike (video)

Kallashnikovi nis prodhimin e veturave elektrike. Prodhuesi rus i armëve “Kallashnikov” ka zbuluar veturën e re elektrike, i frymëzuar nga një model i vitit 1970.

Mendohet se ky projekt do të rivalizojë Tesla e Elon Musk. Marka e njohur në të gjithë botën për automatikun AK-47, paraqiti të enjten prototipin me ngjyrë bojë qielli të quajtur CV-1, në një ekspozitë në rrethinat e Moskës.Mjeti mund të arrijë shpejtësinë 350 km/h kur është i karikuar plotësisht.

Kalashnikov ka kohë që po përpiqet të zgjerojë markën e saj, duke lançuar kohët e fundit linjat e veshjeve dhe mallrave të tjera civile duke filluar nga çadra deri tek mbrojtëset e telefonave celularë.

Related Posts