Teknologji

Një Apple I shitet në ankand për 375 mijë dollarë

Eshtë vlerësuar për 375 mijë dollar një nga ekzemplarët e rrallë të Apple I, i pari personal compiuter i Molles, që Steve Jobs dhe Steve Wozmiak kishin projektuar personalisht me rreth 200 ekzemplarë të tjerë nga 1976 dhe 1977.

Aktualisht mendohet se në qarkullim janë rreth 70 të tilla. Ky kompjuter, akoma në funksion është nxjerrë në shitje me ofertën më të mirë në Boston nga shtëpia e ankandeve RR Auction, që kishte njoftuar për produktin në shitje në fund të gushtit.
Për këtë Apple 1, i cili kishte një çmim fillestar prej 666 dollarë, nuk ka të dhëna kush është blerësi dhe shitësi i këtij kompjuteri.

Ashtu siç raportojnë mediat amerikane, shitësi e ka blerë këtë kompjuter në të shkuarën për 300 dollarë dhe kur e ka nxjerrë në ankand ka menduar t’ia shesë Wozniak për 10 mijë dollarë.

375 mijë dollarë nuk janë shifra më e lartë e arritur për një Apple I.

Në gusht të 2016 Charitybuzz ka shitur një ekzemplar të tille për 815 mijë dollar, ndërsa në 2014 një tjetër Apple I është shitur për 910 mijë dollar në ankandin Bonhams në New York.

Së fundmi në gusht të 2017, një Apple I ka arritur një çmim prej 335 mijë dollarësh në një ankand nga shtëpia e ankandeve Christi’s.

Related Posts