TOP-LAJM

Përplasja BFI, Buzaku: unë jam kryetar, Rexhepi: nuk ka vota muslimane për pushtetin pa reforma në drejtësi (VIDEO)

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi tha se në mbledhjen e jashtëzakonshme në Fakultetin e Shkencave Islame në Kondovë, BFI vendosi se do të kyçet në propagandën kundër pushtetit nëse nuk ka reforma gjyqësore në vend. Sipas tij, me proces gjyqësor të falsifikuar iu është marrë selia dhe është shkarkuar ai, si dhe kërkon ndëshkim për gjykatësen, njofton Portalb.mk.
Më herët sot Skender Buzaku, ish sekretari i Myftinisë së Shkupit në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut tha tha se ai do të jetë kryetar i ri i BFI-së, sipas vendimit gjyqësor që ai e posedon, njofton Portalb.mk. Selia e BFI-së ishte e rrethuar me polici.

“Ky shtet është policor, nuk ka pushtet legjislativ, as gjyqësor nuk ka, asgjë të pavarur nuk ka. Rijaseti i BFI-së është i indinjuar dhe ka shqetësime të mëdha, kjo është e keqe e madhe për ne. Kemi shpresuar te struktura e pushtetit, që ka pasur premtime se do të bënte reforma të hatashme, si në fushën juridike dhe reforma tjera. Por ndjehem fajtor që e kemi dhënë mendime paraprake duke ju besuar atyre që gënjejnë, janë gënjeshtarë të mëdhenj. Besimi mes BFI-së dhe strukturave qeveritare në Maqedoni është mos të them inekzistuese, është afër zeros” tha mes tjerash Rexhepi i cili tha se nuk i frikësohet policisë dhe nesër do të shkojë në punë, në selinë e BFI-së.
“Duhet rrënjësisht të ndryshojë situata që të kemi bashkjetesë. I ftoj të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim feje dhe kombi të jenë të vëmendshëm, nëse duan ky shtet të përpara duhet të kenë ndërgjegje, moral. Ne nuk do të pranojmë të jemi objekt i mashtrimeve. Skender Buzaku ka kërkuar që të intervenojë policia financiare. Nuk ka forcë që mund ta ndale një individ të BFI, krejt jemi solidar të gjithë jemi për një, një janë për të gjithë. Nuk ka asnjë keqpërdorim. Kur kanë dashur kanë ardhur kanë bërë kontrolle”, tha më tej Rexhepi.

Ai kërkoi nga partitë myslimane të ngrejnë zërin për këto ngjarje.
“Kam obligimi, apeloj deri te subjektet politike të besimit islam, nëse nuk e ngrenë zërin, vota kur nuk do të kenë nga muslimanët. Ne luftojmë për të drejtat tona. Disa subjekte politike luftojnë për karrige, interesa grupore dhe partiake. Nuk luftojnë për harmoni. Ne do të kyçemi në propagandën parazgjedhore”, deklaroi Rexhepi.

Ai tha se ka dëgjuar se gjykatësja e cila e ka sjellë vendimin për shkarkimin e tij, vuan nga probleme shëndetësore duke shtuar “le të vdesë, nuk më vjen keq” tha Rexhepi, i cili gjithashtu pati mbështetjen e përkrahësve të tij duke duartrokitur.
Skender Buzaku, ish sekretari i Myftinisë së Shkupit në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut tha tha se ai do të jetë kryetar i ri i BFI-së, sipas vendimit gjyqësor që ai e posedon, njofton Portalb.mk. Selia e BFI-së ishte e rrethuar me polici.

Buzaku: Kërkuam nga policia financiare të bëjë inspektimin e punë së BFI-së

“Kërkuam nga policia financiare të bëjë inspektimin e punë së BFI-së në sektorin financiar, si është punuar dhe si janë harxhuar paratë. Nga nesër do të vazhdojmë punën tonë. Unë tani jam Reis i ri, sipas vendimit gjyqësor dhe sipas akteve të brendshme, nesër do ti jap detajet. Nuk ka puc në BFI, sic ka thënë Rexhepi sepse gjitha aktet e brendshme janë respektuar. BFI-në e pret një erë e re dhe do të shkojë përpara shumë më tepër. Nuk kam thirrur policinë në rrugë “ tha Buzaku.
Sipas ti, gjitha proceset për ndryshimin e udhëheqësisë janë bërë në mënyrë demokratike. Në vendimin të cilin e ka siguruar gazeta KOHA, thuhet se Buzaku emërohet reis i ri i Shoqates se Personave Fizikë Bashkësia Fetare Islame me adresë “Çairska 1000”.

“Rexhepi ka punësuar shumë familjarë në BFI. Nëse dëshiron mund të ankohet në gjykatë, ne shkojmë sipas vendimeve të institucioneve” tha Buzaku.

Sipas anëtarit të Bashkësisë Fetare Islame, Muhamer Veseli, Rexhepi është ende kryetari i BFI-së, sepse sipas tij atë nuk mund ta shkarkojë një gjykatë por vetëm Bashkësia Fetare Islame.

“Mulla Reis Sulejman Rexhepi nuk është i shkarkuar, nuk është i revokuar, ai është ende kryetari i BFI-së, nuk është kompetenca e një gjykate ta shkarkojë atë, as e një gjykatë në Maqedoninë e Veriut të vendosë për shkarkimin e tij, e drejta themelore i takon vetëm Bashkësisë Fetare” tha Veseli.

Kjo është hera e dytë, tha ai, që ndodh raste të tilla në BFI, kjo sipas tij është rezultat i mungesës së funksionimit të shtetit juridik. Ai po ashtu për këto ndodhi drejtoi gishtin ka LSDM-ja dhe ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski.

Ndryshe, që në vitin 2015 filluan përplasjet mes dy grupeve në BFI, mes „Lëvizjes për reforma në BFI” e cila kërkonte shkarkimin e Reisit pjesë e së cilës ishte edhe Buzaku dhe mes Sulejman Rexhepit me përkrahësit e tij.

„Lëvizja për reforma në BFI” 12 ditë mori nën udhëheqje selinë e BFI-së por më pas u larguan nga selia ndërsa disa u dënuan edhe me burg me kusht nga Gjykata Themelore Shkupi I për vepër penale “pjesëmarrje në grupim” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë” dhe u obliguan t’i paguajnë BFI-së dëmshpërblim.
Rijaseti i BFI-së në krye me Rexhepin, vendosi për sanksionimin e personave që morën selinë e këtij institucioni, duke i përzënë nga anëtarësia në Bashkësinë Fetare Islame. Që atëherë procesi ka vazhduar nëpër gjykata.

Javë më parë, BFI u përplas edhe me Qeverinë e Maqedonisë për çështjen e denacionalizimit të pronave. Ndërkaq, vitin e kaluar kryeministri Zoran Zaev tha se institucionet do ta kontrollojnë punën e Bashkësisë Fetare Islame. Gjithashtu,pasi kërkoi në Kuvend, deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, u drejtua edhe në Prokurorinë Speciale Publike për t’u kërkuar kontrollim të bisedave telefonike që të vërtetohet se a ka ndonjë lloj keqpërdorimi nga BFI. Nga kjo e fundit nuk u dha asnjë informatë nëse kanë ndërmarrë ndonjë vepër të tillë.

Portalb.mk ka ngitur çështjen që në Kuvend të votohet ligj i ri me të cilin bashkësitë fetare në Maqedoni të obligohen që raportin vjetor financiar përveç në Drejtorinë për të Hyra Publike (DHP), ta dërgojnë për shqyrtim edhe në Kuvend. Aktualisht, bashkësitë fetare nuk janë të obliguara që t’i japin llogari opinionit për qarkullimin e parave të buxhetit të tyre.
LEXO: Maqedoni, mund të ketë ligj për kontrollë si i harxhojnë paratë bashkësitë fetare

Ndryshe, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (KH) në prill të këtij viti ka dorëzuar padi penale deri në Ministrinë e Punëve të Brendshme për gjuhë të urrejtjes nga ana e kryetarit të Bashkësisë Fetari Islame, Sulejman Rexhepi, njofton Portalb.mk.

Fjalimi i plotë i Sulejman Rexhepit nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë

Fjalimi i plotë i Sulejman Rexhepit nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë-Исламска Верска Заедница на Македонија #BFI #SkenderBuzakuLEXO ME SHUME NE: https://portalb.mk/606646-perplasja-bfi-buzaku-une-jam-kryetar-rexhepi-nuk-ka-vota-muslimane-per-pushtetin-pa-reforma-ne-drejtesi-video/

Gepostet von Portalb am Dienstag, 23. April 2019

 

 

Policia në Bashkësinë Fetare Islame në Shkup

Policia në Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë-Исламска Верска Заедница на Македонија #SkenderBuzaku #BFILEXO MË SHUMË NË: https://wp.me/patqqI-2xOC

Gepostet von Portalb am Dienstag, 23. April 2019

Related Posts