Showbiz

Premierë: Alban Skënderaj dhe Young Zerka sjellin këngën e re “Deja Vu”

Këngëtarët Alban Skënderaj dhe Young Zerka kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Deja Vu”.

Kënga dhe teksti janë realizuar nga vet dyshja, teksa ditë më parë, Young Zerka në një prononcim për Telegrafin kishte treguar detajet e këtij bashkëpunimi.

“Projektin e kishte gati Albani fillimisht në versionin e vet, dhe iu duk që unë mund të rrija shumë mirë te ky projekt, më shumë teksti ka lidhje me fabulën e këngës, dhe meqë ishte një lloj ribashkimi, erdhi dhe ideja që ta titullojmë këngën “Deja vu””, ka thënë Young Zerka.

Ana vizuale e projektit i është besuar Fullmoon Production.

Albani dhe Young Zerka kanë sjellë edhe para katër vitesh një bashkëpunim të titulluar “24 orë”, i cili gjithashtu ishte pritur shumë mirë në atë kohë nga publiku.

Related Posts